3 persona të arrestuar dhe 15 persona të dyshuar për ”pastrim parash”

BIZNISMEN, POLITIKANË DHE INSPEKTORË KANË DËMTUAR BUXHETIN E SHTETIT 840 MIJË EURO

3 persona të arrestuar dhe 15 persona të dyshuar për “pastrim parash”. Ky është bilanci I aksionit të sotëm  polcior të zhvilluar në SHkup. Në mesin e të arrestuarve janë politikanë, biznesmenë dhe inspektorë. Sipas prokruorisë të arrestuarit dyshohet se dëmtuan buxhetin e shtetit me 840 mijë euro.

Politikanë, biznesmenë dhe inspektorë janë në mesin e të arrestuarve gjatë një operacioni të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion  dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Policia ka arrestuar tre persona ndërsa 11 persona dyshohen për kryerjen e veprës penale “shoqërim kriminal”, nga të cilët 9 për “mashtrim tatimor”, pesë persona dhe 3 kompani, dyshohen për “pastrim parash” ndërsa kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 840 mijë euro.

“Mëngjesin e sotëm Prokuroria ka kryer kontrolle në 7 lokacione, gjatë të cilave janë arrestuar tre persona dhe do të dërgohen para gjykatësit për procedurë paraprake. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar telefona celularë dhe dokumentacion, ndërsa gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 35 fishekë, nga të cilët 8 fishekë me kalibër 6.5 mm, 10 fishekë me kalibër 7.65 dhe 17 fishekë me kalibër 9 mm, për çka janë ndaluar edhe dy persona shtesë, për të cilët pas dokumentimit të rasteve do të vijojë raporti përkatës” – thonë nga MPB.

Nga Prokuroria Themelore Publike kanë kërkuar paraburgim për tre persona pasi ekziston rreziku për arratisje apo asgjësim të gjurmëve.

“Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku i arratisjes, se do të fshehin, falsifikojnë ose asgjësojnë gjurmët e krimit dhe se duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët do të pengojnë hetimin, drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykata Themelore Penale – Shkup do të propozojë caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit, ndërsa për pjesën tjetër do të propozojë masa tjera për sigurimin e pranisë gjatë procedurës” – thonë nga Prokuroria Publike.

Inspektime janë bërë në shtatë lokacione ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar celularë dhe dokumentacion, ndërsa gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar edhe plumba nga armë zjarri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share