296 orë pasi tërmeti shkatërues goditi pjesën jugore të Turqisë, nën rrënojat e një ndërtese në Antaki janë shpëtuar tre njerëz, mes të cilëve edhe një famijë, përcjell KlanM njoftimin e agjencisë së lajmeve Anadolia.
Ekipet e shpëtimit, në mesin e të cilëve edhe ekipi i Kirgistanit, pas shpëtimit të lënduarit ua kanë dorëzuar shërbimeve mjekësore dhe janë transportuar në spital.
Janë shpëtuar një grua, një burrë dhe një fëmijë, identiteti I të cilëve nuk bëhet I ditur.
Ndryshe, numri I viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 45.000.