TË DY KRENARË QË RMV DHE SHQIPËRIA JANË ANËTARE TË NATO-s
Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Bujar Osmani dhe Igli Hasani nga selia e NATO-s në Bruksel kanë uruar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
“Igli sot feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin, unë festoj Ditën e Flamurit. Të dy jemi krenarë që vendet tona janë anëtare të NATO-s dhe po punojmë bashkë për të përshpejtuar integrimin në BE. Faleminderit dhe gëzuar, kudo që jeni”.
Urimin e ka finalizuar kryediplomati Hasani duke shprehur respektin për punën e MPJ Bujar Osmanit. /KlanMacedonia/