27 Prilli 2017: Vuçiqi porosit pyetje për Maqedoninë!

Audio-xhirimi publikohet në youtube

Kanali serb në YouTube “Kryengritja Ekologjike”, sipas mediave serbe, gjatë së enjtes ka publikuar një audio-xhirim që daton nga viti 2017, ku, sic percjell KlanM, dëgjohet Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke i thënë gazetares Branka Gjuriq, ish-Drejtore e TANJUG-ut dhe këshilltare aktuale e tij, se çfarë pyetje t`i parashtrojë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Më parashtro pyetje se si e komentoj situatën dhe cili është mesazhi për qytetarët, patjetër të shkosh me pyetjen”

“Mirë, mirë. Z. Kryeministër dhe z.President i Serbisë si e komentoni situatën në Maqedoni?

Në këtë audio-xhirim që është publikuar në YouTube, sic percjell KlanM, dëgjohet se si Vuçiqi i thotë gazetares t`i parashtrojë pyetje se si i komenton ngjarjet në Maqedoni dhe cili është mesazhi për qytetarët.

“Si Kryeministër dhe si President i zgjedhur i Serbisë, çdoherë kam bërë çmos që t`i mirëmbaj raportet e mira Beograd – Shkup dhe Serbi – Maqedoni. Shumë jam I shqetësuar nga ngjarjet e sontme dhe mesazhi im I vetëm për popullin në Maqedoni është që problemet t`i zgjidhin në mënyrë paqësore” – thotë Vuçiqi në këtë audio-xhirim.

Sipas deklaratës së Vuçiqit, porosia e pyetjes ndodh në momentin e ftohjes së marrëdhënieve Maqedoni – Serbi, kur pas “Dhunës në Kuvend” më 27 Prill 2017, sic percjell KlanM, në opinionin e vendit tonë u paraqitën akuza dhe spekulime për rolin e Serbisë, respektivisht diplomatëve dhe agjentëve të tyre, në ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share