Forcat izraelite tërhiqen nga qyteti palestinez

Forcat izraelite filluan të tërhiqen, vonë këtë të martë nga qyteti palestinez Xhenin, bënë të ditur burimet për agjencinë e lajmeve Reuters, pas kryerjes së një prej operacioneve më të mëdha ushtarake në Bregun Perëndimor.

Autokolonat me automjete ushtarae izraelite u panë të largohen nga Xhenin, duke dhënë një sinjal se po vinte fundi i operacionit izraelit të nisur që prej të hënës. Por shpërthimet dëgjoheshin ende në qytetin verior të Bregut Perëndimor.

Të paktën 12 persona u vranë nga keto sulme, thanë zyrtarët palestinezë.

Ky është momenti, kur një automjet përplasi disa persona në Tel Aviv në një stacion autobusi, duke lënë të plagosur 8 veta. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit me thikë në dorë u përpoq të sulmonte kalimtarët. Policia izraelite e qëlloi për vdekje drejtuesin e mjetit, i cili synonte të kryente një akt terrorist.

Një zëdhënës i Hamasit e konsideroi aktin e tij si heroik dhe hakmarrje për operacionin që po zhvillon këto ditë, ushtria izraelite në kampin e refugjatëve palestinezë në Xhenin të Bregut Perëndimor.

Luftimet nënvizuan edhe një herë mungesën e ndonjë shenje zgjidhjeje politike të konfliktit 10-vjeçar, ndërsa pati reagime të ndryshme ndërkombëtare ndaj operacionit.

Klan News

Lexo gjithashtu

Tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë prej 4.2 ka ndodhur në Turqi, gjegjësisht në pjesën lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.…
Më tepër
Total
0
Share