25 raste të reja me kollë të keqe, dyfishohet numri krahasuar me javën e kaluar

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në javën e fundit janë raportuar 25 raste të reja me kollë të keqe. Këto shifra janë për 47,1 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shkupi i prin listës së qyteteve me numrin më të lartë të të prekurve.

Mosha e pacientëve varion nga 1 muaj deri në 60 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën 1 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 18 persona janë të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 6 janë të vaksinuar plotësisht dhe një i vaksinuar sipas moshës.

Nga rastet e reja, 5 janë shtruar në spital. Deri më 5 shtator, në vend janë regjistruar gjithsej ,1074 raste me kollë të keqe. Bëhet fjalë për një rritje disa herë më të madhe të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share