241 gjoba në Shkup në 24 orët e fundit, 36 për përdorim të telefonit

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 241 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 22 për tejkalim të shpejtësisë, 36 për përdorim të telefonit, tre gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 28 gjoba për makina të paregjistruara, 6 për vozitësit fillestar dhe 9 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share