Mourino në Al-Nassr? – Oferta e “çmendur” sheikëve

100 milionë euro për dy sezone në krye të Al-Nassr, raportohet t’i jenë ofruar trajnerit portugez Jose Mourunho, shkruan prestigjozja “AS”. Në rast se do ta pranonte një ofertë të tillë, Morinho, siç përcjell Klan Macedonia, do të bëhej trajneri më i paguar në botë.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle, Mourinho e ka bërë të qartë se është i fokusuar në punën e tij tek Roma dhe synon të vazhdojë punën në klubin romak.

Më herët gjatë ditës Rudy Garcia u shkarkua nga posti i trajnerit të Al-Nassr. Puna e tij me Cristiano Ronaldon zgjati vetëm pak muaj. Raportohet se jo rezultatet sportive, por më së shumti pakënqësia e portugezit ndaj trajnerit, vendosi për dryshimin në pankinë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share