230 balena të ngecura në Tasmania, gjysma të ngordhura

Më shumë se 200 balena janë gjetur të ngecura në një plazh të veçuar në bregun perëndimor të Tasmania, Australi.

Gjysma e kopesë, që mendohet të jenë balena pilote, besohet se është ende gjallë. Një ekip shpëtimi është dërguar në zonë.

Ditën e djeshme u raportua për një grup prej 14 balenash të reja meshkuj të ngecura në Tasmaninë veriore, të cilat kishin ngordhur.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar ngecjen e 230 balenave në Macquerie Harbour, e cila është një zonë e cekët dhe operacioni është lajmëruar se do të jetë mjaft “i ndërlikuar”. Shumica e balenave do të ngordhin gjatë natës.

Vendasit i kanë mbuluar balenat me batanije dhe derdhin kova me ujë mbi to për t’i mbajtur gjallë. Ekspertët e mbrojtjes detare do të përpiqen të zhvendosin balenat që janë ende të shëndetshme.

Balenat pilot janë gjitarë detarë shumë socialë që ngecin shpesh në mënyrë masive për shkak se shtegtojnë në grupe të mëdha, por shumë afër me njëri-tjetrin dhe kanë nevojë të komunikojnë vazhdimisht./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share