23 tetori: Mesazhe uniteti për vazhdimin e rrugëtimit Evropian!

SHËNOHET DITA E LUFTËS REVOLUCIONARE MAQEDONASE

Sikurse që lufta e brezit revolucionar ishte për shtet të lirë e të drejtë, në këtë mënyrë lufta jonë sot duhet të jetë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit që ngjallin mosbesim, padrejtësi sociale dhe largimin e të rinjve – thuhet në mesazhin e Presidentit, Stevo Pendarovski, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Sikurse para 130 viteve, në këtë mënyrë edhe ne duhet t`i tejkalojmë ndasitë tona dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët – shtet i së drejtës demokratik dhe funksional me mundësi të barabarta për jetë dinjitoze dhe progres për çdo qytetarë”, tha Stevo Pendarovski.

Edhe Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, në urimin e tij ka bërë thirrje për më shumë sakrificë, besim dhe vizion, siç thotë, që të gëzohen frutat e betejave ndër histori.

“Kujtimi për betejat e vjetra të cilat na kanë sjellë deri këtu ku gjendemi tani, le të jetë përkujtues dhe mësuesi ynë për betejat e reja të përditshme të cilat i bëjmë në jetë bashkë dhe në unitet si qytetarë të një shteti bashkëkohor, demokratik, të avancuar dhe të sigurt të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Talat Xhaferi.

Vazhdimësia e luftës për liri dhe kontributi i revolucionarëve në realizimin e idealit shekullor për shtet të pavarur maqedonas është motivi I sotëm, që nga Maqedonia e Veriut të krijojmë shtet evropian e të përparuar – thuhet në urimin e Kryeministrit, Dimitar Kovaçevski.

“Të bashkuar, me guxim dhe me hapa të përshpejtuar të vazhdojmë drejt rrugës evropiane dhe të sigurojmë të ardhme progresive për fëmijtë tanë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, me rastin e festës, një delegacion i Qeverisë, kanë vënë kurora me lule dhe kanë nderuar Goce Dellçevin para përmendores së tij në Parkun e Qytetit në Shkup.

Socialdemokratët dukue uruar 23 Tetorin thonë se lufta maqedonase është për integrim dhe standard më të mirë jetësor e jo për izolim.

“Agjenda anti-evropiane e DPMNE-së dhe Levicës do të mposhtet me fitore të re shtetërore të frontit evropian në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Patriotizmi i rremë dhe bllokimi i rrugës evropiane çon drejt një eksodi të rid he largimit të të rinjve, deri në cënimin e identitetit maqedonas. Për këtë shkak agjenda anti-evropiane është agjendë anti-maqedonase”, tha Darko Kaevski.

Sikurse para 130 viteve, është koha të bashkohemi nën flamurin e Maqedonisë dhe të shkojmë përpara për t`i thënë “Jo” pushtetit që na çon drejt greminës, thuhet në mesazhin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

“Edhe sot, sikurse atëherë më 23 tetor 1893, na duhet inati dhe dëshirë për të nesërme më të mirë, për shkak se politikat e qeverisë godasin themelet e shoqërisë, shkatërojnë shtetin dhe i dëbojnë njerëzit nga shtëpitë e tyre drejt vendeve të huaja”, tha Hristijan Mickoski.

Ndërkaq, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është ndarë çmimi shtetëror “23 Tetori” për të arritura në shkencë, kulturë, arsim, mbrojtjen e interesave shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të interesit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për arritje në fushën e shkencës dhe arsimit, çmimi iu nda ekipit të transplantimit të mëlçisë: prof. dr. Zoran Karaxhov, prof. dr. Svetozar Antoviq, doc. dr. Beti Todorovska, prof. dr. Tatjana Spirovska dhe prof. dr. Maja Mojsova-Mijovska; dhe profesorit univerzitar dr. Afrim Osmani.

Për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimi iu nda profesorit Robert Jankulloski, dhe Bllazhe Minevski, shkrimtar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share