Juristi spanjoll kritikon Madridin për Kosovën: Së shpejti do të vijnë pa viza te n

BE-ja ka vendosur që nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë brenda hapësirës së BE-së vetëm me pasaportë dhe pa pasur nevojë për vizë.

Siç raporton media nga Katalonja “elnacional”, vendimi i BE-së është një kthim prapa në politikën e qeverisë së Pedro Sanchezit, në kundërshtim me njohjen e Kosovës, “sepse shpeshherë ajo u blindua në vetvete, duke mos dhënë vizë për të bojkotuar marrëdhëniet me atë vend”.

“Kjo ndodhi kur Spanja vitin e kaluar ia refuzoi vizën delegacionit të Kosovës, që duhej të merrte pjesë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, që u mbajt në Parlamentin e Katalonjës. Ata nuk u lejuan të shkelnin në aeroport”, thotë ky medium.

Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE), sekretar i përgjithshëm i së cilës është kryeministri Sanchez, ashtu si Partia Popullore (PP) para saj, “vëzhgon me shumë kujdes gjithçka që i referohet Kosovës, sepse e shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme në vitin 2008, pa marrëveshje me Serbinë, dhe ka frikë se kjo ka krijuar një precedent për Katalonjën”.

“Parandalimi ka arritur në ekstremin që kur Spanja duhej të përballej me Kosovën në vitin 2021, në fazën kualifikuese të Kupës së Botës në Katar, transmetimi i TVE shmangu përmendjen e emrit të vendit. Spanja duhej të luante kundër një vendi që nuk e njihte. Një nga incidentet e para ndodhi në Lojërat Mesdhetare 2018 në Tarragona dhe flamuri kosovar nuk ishte pjesë e paradës inauguruese. Sportistët kosovarë kanë marrë të fundit vizat, pasi prania e tyre është rrezikuar deri në momentin e fundit në Tarragona, ku janë paraqitur si përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës”, shkruan “El Nacional”.

Juristi spanjoll Joaquin Urias e ka cilësuar “qesharak” obsesionin spanjoll ndaj Kosovës. “Sado që insiston qeveria spanjolle për ta mohuar atë, Kosova është një vend. Kosovarët tani mund të hyjnë në BE me pasaportën e tyre, pa vizë. Spanja po bën budallallëqe dhe mohon realitetin nga frika e pavarësisë së Katalonjës”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

Këshilli Evropian ka miratuar që Kosova nuk ka nevojë për vizë dhe ka njoftuar se kjo do të zbatohet nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të hyjë në funksion ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para.

Tani nisma do të duhet të votohet nga Parlamenti Evropian, ku sipas të gjitha gjasave edhe do të kalojë.

“Do të duhet të shohim se cili do të jetë qëndrimi i eurodeputetëve spanjollë”, thotë mediumi nga Katalonja.

Këshilli Evropian ka argumentuar se Kosova ka bërë “përparim të rëndësishëm” në të gjitha aspektet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share