2024 bën xhiron e parë të globit

Festë me fishekzjarre në kryeqendrat botërore

Viti i Ri 2024 ka kryer xhiron e parë të globit. Ndër të fundit që e pritën me festime dhe fishekzjarrë në sheshe ishin amerikanët. Këto pamje janë filmuar në sheshin e famshëm Times Square të Nju Jorkut që u mbush nga mijëra njerëz.

Nuk kishte se si të mungonte spektakli i mahnitshëm fishekzjarrëve në plazhin e famshëm Kopakabana të Rio de Zhaneiros në Brazil, që zgjati për 12 minuta.

12 mijë fishekzjarre shpërthyen në sekondat e para të këtij viti në Londër. Spektakli ishte organizuar në zonën buzë lumit Tamiz.

I tejmbushur me spektatorë ishte bulevardi Champs Elisee në Paris, nga ku shijohej shpërthimi i fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit.

Spektakël fishekzjarrësh edhe mbi portën e Brandenburgut, simbolin e Berlinit. Ndërsa në Athinë, fishekzjarrët ndriçuan në mesnatë qiellin mbi Akropol. Më herët, nuk mungoi edhe spektakli në kullën më të lartë të globit, Burxh Kalifa në Dubai.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share