PARALAJMËROHET SE PROTESTAT DO TË RADIKALIZOHEN NËSE NUK ARRIHET MARRËVESHJE
Transportuesit privatë “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres” nesër nga ora gjashtë do të bllokojnë qarkullimin në Shkup në korsinë e djathtë të rrugës “Ilinden” në shtrirjen nga qeveria deri në MI-DA, ndërsa para Këshillit të qytetit të Shkupit do të parkohen rreth 200 autobusë, njoftoi drejtori i kompanisë “Sloboda prevoz”, Lenin Jovanovski.
“Ju njoftoj se organi koordinues i transportuesve privatë, më njoftuan se nesër duke filluar nga ora 06:00 do të bllokohet rruga Ilindesnka në drejtim të semaforëve pas qeverise deri tek Mida, bëhet fjalë për bllokimin vetëm të korsive në anë të djathtë nga dy anët e rrugës Ilindenska” – tha Lenin Jovanovski, drejtor i ”Slloboda Prevoz”.
Jovanovski gjithashtu shtoi se e nesërmja do të tregojë nëse do të ketë ndonjë rezultat apo bllokada do të vazhdojë edhe në fundjavë dhe në fillim të javës në vijim.
Ai gjithashtu tha se nëse nuk do të arrihet marrëveshje me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtorin e JSP-së, Aleksandar Stojkovski për pagesën e borxhit, nga dita e hënë transportuesit do të bllokojnë edhe kryqëzimet në Qendra Tregtare Mavrovasja dhe tek Kryqi i Kuq, ndërsa paralajmërohet se protestat do të radikalizohen nëse nuk arrihet së shpejti marrëveshje.
Përgatiti: Avni Tahiri