20 Tetor Dita Botërore e Osteoporozës

Dita Botërore e Osteoporozës është organizuar për herë të parë në 20 tetor të vitit 1996 nga Shoqata Kombëtare e Osteoporozës në Mbretërinë e Bashkuar, me mbështetjen e Komisionit Europian.

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale, shpesh pa simptoma derisa ndodh fraktura e parë. Në shumë raste është ajo që evidenton osteoporozën, prandaj dhe është quajtur “epidemi e heshtur”.

Faktorët e rrezikut

Faktorët më të zakonshëm të rrezikut të osteoporozës janë:

– Mosha – mbi moshën 30 vjeçare masa e kockës fillon të bjerë.

– Gjinia –  femrat janë 4 herë më të ndjeshme ndaj osteoporozës se meshkujt, veçanërisht më të rrezikuara janë gratë e moshës mbi 50 vjeçare, dhe gratë në menopauz.

– Historia familjare –  nëse ndonjë nga paraardhësit tuaj ka vuajtur nga osteoporoza apo thyerja e kockave, atëherë edhe ju jeni në rrezik.

– Mungesa e aktivitetit fizik , rritja e peshës trupore, të ushqyerit jo siç duhet si dhe sëmundje të tjera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share