20 përqindëshi – A do ta kushtëzojë qeverinë ASH-ja?

I pyetur nëse do ta kushtëzonin qeverinë për 20 përqindëshin, deputeti i ASH-së, Atnan Neziri nuk dha përgjigje direkte, por shtoi se ka bindjen se këto ndryshime do të kalojnë. Sipas tij, në grupet e punës do të hapet edhe kjo temë dhe shpreson se do të krijohet atmosfera për t’i kaluar edhe ato ndryshime.

“Do të bisedojmë. E kemi synim. Besojmë se do të pranohet nga palët, për shkak se në atë kohë LSDM doli me qëndrim se në hapjen e radhës do ta përkrahim këtë. Ndërkohë gjatë këtyre viteve edhe Mickoski ka cekur se nuk është problem 20 përqindëshi. Dhe besoj se kjo është e pranuar nga të gjithë për shkak se flitet për dinjitet dhe diçka që është e dinjitetshme besoj se do të kalojë… Do të kërkojmë ndryshimin në grupet punuese ta krijojmë ambientin që diçka që është e natyrshme, e realizueshme…unë kam bindjen se do të pranohet “, tha mes tejrash Neziri në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share