Dua Lipa, pjesë e ceremonisë hapëse të Kupës së Botës?

Dua Lipa pritet të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Kampionatit Botëror të Futbollit që nis në Katar më 20 Nëntor.

Emri i saj qarkullon në listën që mediat publikojnë prej disa javësh, krahas Shakirës apo grupeve koreane BTS dhe K-Pop.

Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare do të performojë në skenën e stadiumit Al-Beit përpara ndeshjes së parë. Nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë pjesë e klipit zyrtar të Katar 2022.

Gjithsesi lista e këngëtarëve nuk është konfirmuar ende nga FIFA që mesa duket do ta lerë surprizë deri në ditët e fundit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share