Vrima e Ozonit në Polin e Jugut është zvogëluar me 700.000 milje, thuajse sa Teksasi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
NASA është shprehur se vrima arriti një sipërfaqe mesatare prej 8.9 milionë milje katrorë nga 7 Shtatori – 13 Tetor, pak më e vogël se sa 8.99 milionë vitin e shkuar. Vëzhgimet satelitore përcaktuan se më 5 Tetor, përmasat arritën në 10.2 milionë milje katrorë, por tashmë është kthyer në ritmin e zvogëlimit.
Zvogëlimi i është atribuuar Protokollit të Montrealit, një traktat i vendosur 35 vite më parë që ndalon emetimin e kimikateve të dëmshme për ozonin, të njohur si CFC (klorofluorokarbone) që përdoren në spërkatës aerosolë.
Shtresa e ozonit që ndodhet në stratosferë mbron Tokën nga rrezet ultravjollcë të diellit, por prania e kësaj të çare mundëson mbërritjen e tyre./tvklan.al