Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik, përcjell KlanM.
“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 185 kundërvajtje, prej të cilave dyzet e tetë për gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëzet sanksione për kundërvajtje të shoferëe të motoçikletave. Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë masa për ngasjen e automjeitit nën ndikimin e alkoolit, dy masa për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur”, thonë nga MPB.
Kontrollet e përforcuara në trafik, siç njoftojnë nga MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./KlanMacedonia