18 mijë lopë të ngordhura si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një fermë në Teksas

Përafërisht 18 mijë lopë kanë ngordhur si pasojë e një shpërthimi në një fermë në Teksas në fillim të kësaj jave. BBC News raporton se si pasojë e shpërthimit në South Fork Daily, një person është në gjendje kritike për jetën.

Hetuesit thonë se zjarri mund të ketë filluar nga një makineri, të përshkruar si vakum që thith plehun dhe ujin nga jashtë. Autoritetet besojnë se makineria në fermë mund të ketë shkaktuar shpërthimin e gazit metan.

“Ndoshta është mbinxehur dhe mbase metani më pas shpërtheu.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sherifi i zonës, Sal Rivera u shpreh se shumica e bagëtive ngordhën pasi zjarri u përhap në një zonë në të cilën lopët mbaheshin përpara se të çoheshin në një zonë mjeljeje.

Në një deklaratë për BBC, Instituti i Mirëqenies së Kafshëve tha se nëse konfirmohet shifra e lopëve të ngordhura, do të ishte deri më tani zjarri më i fuqishëm që ka shkaktuar humbje në bagëti në ferma që në vitin 2013./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share