Dje mbrëma dhe mbrëmë (11/12 shkurt) nga ora 23 deri në ora 04:00, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë kryer kontroll të intensifikuar aksioni , ndaj drejtuesve të mjeteve nëse dhe sa prej tyre kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 24 vozitës (TE-16 dhe GV-8), të cilët drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, të gjithë janë përjashtuar nga trafiku dhe iu konfiskua patentë shoferi, si dhe ndaj tyre janë përgatitë parashtresat e parashikuara me ligj, gjithashtu janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-11 dhe GV-5).