150 udhtarë të rinj profesionistë në radhët e Armatës

PETROVSKA: ËSHTË NDER TI SHËRBEHET VENDIT DHE NATO-S

150 ushtarë profesionistë sot morën kontratat për punë në radhët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, deklaroi se në konkursin e hapur kishte gjithsej 1144 kandidatë të regjistruar. Ajo shtoi se vendit I duhen djem dhe vajza që dfo të mbrojnë interesin e shtetit dhe aleatëve të NATO-s.

“Është një nder i madh që u jepet të veshësh uniformën e ushtrisë, por edhe më i madh është detyrimi që merr. Rruga që po filloni sot nuk është aspak e lehtë, por është fisnike. Përgatituni për sfida, tundime, sakrifica, por kurrë mos hiqni dorë nga qëllimi juaj i vetëm për t’i shërbyer Republikës së Maqedonisë së Veriut. Maqedonisë i duhen vajza dhe djem të guximshëm, të përgatitur dhe të vendosur, të cilët gjithmonë do të jenë aty ku duhet, duke mbrojtur interesat shtetërore dhe duke mbrojtur aleatët e NATO-s”, tha Sllavjanka Petrovska.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministrja Petrovka theksoi Armata E Maqedonisë e mbyll me sukses vitin 2023 që nga pjesëmarrja në stërvitje, fitimi i medaljeve, pjesëmarrja në misione paqësore, si dhe në misionet e shpëtimit.

“Falë përkushtimit, profesionalizmit, por mbi të gjitha dashurisë për atdheun dhe sakrificës personale, sot ushtria është një ushtri moderne, në të cilën pjesëtarët nuk pyesin pse dhe nuk kërkojnë justifikime, por thonë menjëherë dhe veprojnë”, tha Petrovska.

Në ceremoninë e dhënies së kontratave të pranishëm ishin edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Zëvendësministrin e Mbrojtjes, Sekretarin e Shtetit dhe komandanti e Komandës Operative./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share