Ndeshja e futbollit amerikan u luajt në -20 gradë Celsius
15 tifozë që ndoqën ndeshjen e kampionatit të futbollit amerikan mes Kansas City Chiefs dhe Miami Dolphins u shtruan në spital për shkak të problemeve nga temperaturat e ulëta.
Besnikë të skuadrës së zemrës edhe pse termometri shënonte -20 gradë Celsius, ata nuk u dorëzuan, duke e ndjekur përballjen e fazës play off.
Të shumtë ishin edhe ata që morën ndihmë mjekësore në qendra ambulatore në qytetin e Kansasit apo në atë jashtë stadiumit.
Në pamjet që u transmetuan apo fotot e publikuara u panë edhe tifozë gjysmë të zhveshur.
Kansas City në fund mori një fitore me vlerë, duke ngrohur të paktën zemrat e tifozëve, që sakrifikuan për të ndjekur heronjtë e tyre në fushë.
Tv Klan