14 Shkurti – Shën Valentini/ Dashuri në kohë krize dhe tensioneve parazgjedhore!

14 shkurti – Dita e të dashuruarve. Shën Valentini dhe dashuria. Si dhe nëse festohet? Çfarë ofrohet e çfarë blehet? Ç`thonë të rinjtë e të moshuarit. Klan Maqedoni ishte në Shkup, kurse kolegia Neal Sejfulla sjell kronikën në vazhdim.

Kjo vajzë ka kaluar kufij për të mbërritur në Shkup, që pikërisht në këtë ditë të jetë me të dashurin e tij nga Maqedonia e Veriut. Tingëllon si nëpër filma, mirëpo njerëzit për dashurinë janë në gjendje të bëjnë të pamundurën.

“Po ka, jam e dashuruar ky është i dashuri im. Në Shkup po vijë për herë të parë edhe atë kam ardhur për të dashurin tim. Po sot është dita e të dashuruarve dhe për të qenë afër të dashurit unë kam ardhur nga jasht shtetit që këtë ditë ta kalojm bashkë pra në këtë mënyrë jam e lumtur”

Sheshi i Shkupit nuk jepte pamjen e një vendi festiv për 14 shkurtin. Shumë pak simbole për të rikujtuar se sot është Shën Valentini.

Megjithatë, kishte të tillë që nuk hezitonin të fshehnin dhuratat.

I pyetëm në këtë ditë të të dashuruarve, nëse ekziston dashuria e sinqertë dhe e vërtetë apo gjithçka është shndërruar në interes.

“Sot është data 14 Shkurt e cila shënohet si dita e të dashuruarve, por  a ekziston dashuria e vertetë në ditë të sotme qytetarët ndajnë mendime të ndryshme. Ndërsa unë mendoj se dashuria e vertetët ekziston për ata që dinë të dashurojnë”

“A egziston dashuria e vertetë sot, nuk e di mendoj se po. Dashuria nuk është aspak e lidhur me politikën falë Zotit, një gjë që nuk është e lidhur me politikën është dashuri”

“A po sigurisht që po. Po na shiko jemi dy”.

“O jo se nuk ekziston dashuria e vertetë, nuk ka nuk e di. I kam  bërë dhurata mjaft nuk i duhen më dhurata nuk ka edhe para krizë.

“S`ka dashuri të vertetë, nuk besoj se ka. Po lëndohemi edhe ne të rinjtë keshtu.

“InshaAllah ndërmjet popullit po.  Në mes të rinjëve a mendoni se egziston në ditë të sotme?

Vallahi vështirë, vështirë”.

“Jo shumica janë për interes rallë ka 3 përqind 10 përqind është e sigurt. Koha ashtu ka ardhur se sot nëse punon ke nëse nuk punon nuk ka. Interesi është i gjithë tek pasuria”.

Urime të shkruara me dorë, çokollata në formë zemre dhe trendafilat e kuq janë elementet kryesore të kësaj feste. Mirëpo, shumë gjëra mbeten mister se si është bërë kjo festë. Janë detaje të vogla që janë humbur nëpër kohë ose janë transformuar derisa romantikët për cdo 14 shkurt, ritregojnë historinë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share