1300 protestues të arrestuar brenda 1 nate në Francë

Edhe Kilian Mbappe apelon për qetësi

Nata e katërt e protestave të dhunshme në Francë, kundër vrasjes së një adoleshenti nga policia shënoi shifrën më të lartë të arrestimeve në një ditë të vetme. Policia dhe Forcat Speciale arrestuan mbi 1 300 manifestues në të gjithë vendin, teksa shumë qytete kishin shpallur të jashtëligjshme tubimet.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u vendos pezullimi i përkohshëm i transportit publik qytetas, që mjetet të mos binin më pre e dhunës dhe vandalizmave. Presidenti francez, Emanuel Makron akuzoi protestuesit për reagim të tepruar, ndërsa u bëri thirrje prindërve të ndalojnë fëmijët të marrin pjesë në protesta.

Përmes Tuiterit, një thirrje për fundin e dhunës në protesta bëri edhe kapiteni i PSG, Kilian Mbape, i cili kërkoi që dhuna t’u lerë vendin dialogut dhe mirëkuptimit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share