Dillon Reeves, 13 vjeç ka parandaluar një aksident në SHBA, duke frenuar në kohë autobusin e shkollës, pasi vuri re se shoferja nuk po ndihej mirë.
“Nuk po ndihem mirë, më duhet të ndaloj” dëgjohet të thotë shoferja teksa disa sekonda më vonë asaj i bie të fikët, fjali e cila është dëgjuar nga Dillon dhe ai menjëherë ka shkuar pranë saj dhe ka shtypur frenat duke ndaluar autobusin, duke shpëtuar kështu veten dhe pasagjerët e tjerë. Më pas ai ju ka thënë atyre të thërrasin ambulancën. Ky akt është cilësuar si heroik në qytetin e tij në Michigan.
Kur policia telefonoi prindërit e 13-vjeçarit, babai i Dillon, Steve Reeves i trembur nga telefonata e policisë menjëherë pyeti,“ Çfarë dreqin ka bërë”. Por polici e qetësoi duke i thënë “Djali juaj është një hero.”
Prindërit e tij u shprehen mjaft krenarë për djalin e tyre pasi u cilësua si heroi i qytetit. “Ne kemi një hero të vogël”, tha babai i tij.
Këshilltari i qytetit e përgëzoi Dillon për gjestin heroik dhe shmangien e një aksidenti i cili mund të përfundonte në tragjedi.
“Në më shumë se 35 vite të karrieres time akademike, ky ishte një gjest jashtëzakonisht kuragjoz dhe i matur nga ana e tij,” u shpreh drejtuesi i shkollës.
“Për Dillon, është thjesht një ditë e zakonshme, ai nuk e ka idenë se sa njerëz janë krenar për të sot,” shkruajnë prindërit e tij në Facebook./tvklan.al