Të dëgjosh zërin e popullit për momentin e krijuar politik, është më e madhe se kritikat ndaj njëri-tjetrit në të kaluarën. Ky është konstatimi i Afrim Gashit të Alternativës, i cili në Klan Debat u pyet për raportet me Izet Mexhitin, të cilin më herët e ka akuzuar për qeverisjen e tij me Çairin. Janë qytetarët ata, që sipas Gashit, orientojnë politikën e opozitës e që siç thotë ai, në këtë periudhë, qytetarët thonë se Alternativa duhet të bashkëpunojë me Lëvizjen Demokratike dhe Lëvizjen Besa për t’i fituar zgjedhjet.
Megjithatë, Gashi thotë se kritikat që i kanë bërë në të kaluarën qëndrojnë dhe nuk mund t’i zhbëjnë për një moment.
“Nëse ka pasur një gabim në të kaluarën, ne nuk mund të themi tash se nuk është bërë ai gabim”, tha mes tjerash Afrim Gashi./KlanMacedonia