11 truqe për t’i bërë gjërat të duken si të reja

Ju janë bërë me njolla rrobat apo këpucët, ju është prishur zinxhiri, atletet tuaj të reja kundërmojnë erë të keqe?

Nuk keni pse të përballeni më me këto probleme acaruese. Ka disa truke të thjeshta që mund t’i përdorni për t’i shmangur këto probleme. Ne kemi mbledhur 11 truke që me siguri që do t’ju hyjnë në punë.

Largoni erën e keqe nga rrobat

truk

Nëse nuk keni kohë për të larë bluzën tuaj të preferuar, nga ana tjetër ju duhet ta vishni me patjetër, spërkasni pak vodka tek ajo për të larguar erën e keqe. Alkooli tek vodka do të vrasë bakteret që shkaktojnë erën e keqe.

Hiqni njollat e buzëkuqit

truk1

Përdorni spraj për flokët për të hequr njollat nga buzëkuqi në rroba. Lëreni për pak minuta dhe më pas e lani rrobën.

Pastroni këpucët kamoshi

truk2

Pastroni pluhurin nga këpucët e kamoshit me limën e thonjve. Mjafton vetëm të fërkoni këpucët me të.

Hiqni njollat nga çizmet e lëkurës

truk3

Hiqni njollat e ujit, dëborës, kripës nga çizmet e lëkurës me anë të uthullës së mollës. Mjafton vetëm të lagni furën e dhëmbëve me të dhe të fërkoni me kujdes pjesët e çizmeve ku janë bërë me njolla.

Hiqni gërvishtjet tek këpucët e lëkurës

truk4

Hiqni gërvishtjet tek këpucët e lëkurës me pak pambuk dhe vazelinë.

Rregulloni syzet e diellit

truk5

Nëse kanë filluar të lirohen mentesha tek skeleti i syzeve të diellit dhe nuk keni kaçavidë për t’i ngushtuar, vendosni pak manikyr tek ato për t’i forcuar përkohësisht deri sa të gjeni një kaçavidë.

Rregulloni reçipetat

truk6

Nëse reçipetave kanë filluar t’i dalin telat, nuk keni pse t’i hidhni ato. Mund të vendosni një arnë nga copat e materialeve që ngjiten ose mund ta qepni me gjilpërë dhe telat e reçipetave nuk do t’ju bezdisin më.

Hiqni njollat e yndyrës nga rrobat

truk7

 

Përdorni detergjent enësh për të hequr njollat e yndyrës nga rrobat delikate.

Rregulloni zinxhirin

truk8

Nëse ju ka ngecur zinxhiri, mund të rregulloni atë me pak vazelinë dhe një kruajtëse veshësh.

Hiqni njollat e djersës nga rrobat

truk9truk10

Hiqni njollat e djersës tek rrobat me lëng limoni ose sodë buke. Përzieni pak lëng limoni me ujë dhe fërkoni me kujdes pjesën ku janë formuar njollat, sidomos tek pjesa e sqetullave. Nëse kjo metodë nuk funksionon, atëherë mund ta provoni me sodë buke dhe ujë. I përzieni ato derisa të formohet një pastë dhe lëreni për pak minuta. Më pas e shpëlani pak me ujë të ftohtë për të hequr pastën dhe e lani rrobën si zakonisht.

Largoni erën e keqe nga atletet

truk11

Hidhni pak sodë buke tek atletet pasi keni ecur me to ose keni bërë stërvitje, për të thithur djersën dhe eliminuar erën e keqe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share