11 importues të pemëve dhe perimeve nën llupën e Drejtorisë së Doganave

22 subjekte ekonomike nuk kanë respektuar “ngrirjen” e çmimeve

11 importues të pemëve dhe perimeve që janë furnizuar nga Greqia, Serbia, Turqia dhe Shqipëria, janë nën llupën e Drejtorisë së Doganave. Nga kjo Drejtori, sic njofton KlanM, thonë se edhe në Dhjetor të vitit të kaluar kanë pasur dyshime për besueshmërinë e faturave të dorëzuara për dy importues që tashmë janë dërguar në administratën doganore në Greqi. Por, sipas komunikatës së Drejtorisë së Doganave, përgjigjet nga vendet eksportuese mund të vijnë për 10 muaj.

“Nëse me përgjigjet e marra nga drejtoria e doganave vërtetohet dyshimi se janë dorëzuar fatura të rrejshme gjatë zbatimit të procedurës së importit, Drejtoria e doganave për këta importues do të ngrejë procedurë për mbledhjen shtesë të detyrimeve të shmangura, si dhe procedurë për konstatimin e kundërvajtjes ose përgjegjësi penale, në varësi të sasisë së akuzave të shmangura”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Në terren, në tregjet dhe marketet ka dalë Inspektorati i Tregut. Sic kanë njoftuar, nga dita e miratimit të vendimit për “ngrirjen” e çmimeve të pemëve dhe perimeve, sic percjell KlanM, janë kryer 650 mbikqyrje, kurse 22 subjekte ekonomike nuk kanë respektuar vendimin dhe do të dënohen me mbi 1.3 milion denarë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share