100 milionë Euro për të rikthyer Messin

1198622437

Barcelona nxjerr në shitje pesë lojtarë

Barcelona ka nxjerrë në shitje pesë lojtarë për të lehtësuar rikthimin në Camp Nou të Lionel Messit këtë verë. Gjigantët katalanas po kërkojnë të mbledhin më shumë se 100 milionë Euro.

Sipas Mundo Deportivo, Ansu Fati, Ferran Torres, Raphinha, Franck Kessie dhe Eric Garcia janë lojtarët që pritet të largohen. Fati dhe Torres duket se do ta gjejnë shpejt rrugën e daljes pasi nuk kanë patur shumë minuta këtë sezon.

Raphinha, i cili u ble nga Leeds United verën e kaluar në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh, mund të përshkruhet si një lëvizje e dështuar këtë sezon. Arsenal, Newcastle United dhe Chelsea janë skuadrat e interesuara për të.

Kessie, i cili nuk ka qenë zgjedhja e parë këtë sezon, është lidhur me një rikthim në Serie A, por tek Inter. Në Angli interesohet Tottenham Hotspur. Garcia gjithashtu ka luftuar për të qenë titullar i vlefshëm që kur erdhi nga Man City.

Edhe Messi po pret që Barça të rregullojë bilancet në respekt të rregullave të Fair Play Financiar. Në të kundërt mund të zgjasë marrëveshjen me PSG, ose mund të shohë të ardhmen në Arabi apo në Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share