10 vite nga pushtimi rus i Krimesë

Zelensky: Ukrainës t’i rikthehen territoret si në vitet ‘90

Kjo e hënë shënon një tjetër përvjetor që ka të bëjë me luftën ruse në Ukrainë.

Mbushen 10 vite që nga pushtimi rus i Krimesë, territori i parë që riktheu në Europë hijen e errët të pushtimeve ushtarake që u mendua se u lanë pas me fundin e shekullit të kaluar.

Këtë ditë, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, përmes një videomesazhi përpara përfaqësuesve të lartë politk, gazetarëve dhe klerit në Kiev.

Zelenski bëri thirrje për çlirimin e Krimesë nga pushtuesi rus dhe rikthimin nën administrimin e Kievit të të gjitha territoreve që i përkisnin Ukrainës, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Trupat ruse hynë në Krime në 2014 me pretekstin për të mbrojtur popullsinë rusishtfolëse nga ato që i quante grupe neo-naziste, që nuk ishin gjë tjetër veçse protestues kundër ish-presidentit pro-Moskës Viktor Janukoviç.

Tetë vite pas aneksimit të Krimesë, Rusia nisi luftën më 24 Shkurt 2022 për të pushtuar edhe 4 rajone të tjera, duke marrë nën kontroll 1/5 e territorit të Ukrainës, një luftë që i ka marrë jetën dhjetra mijëra civilëve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share