1 Qershori, Dita Botërore e Fëmijëve/ Sheshet dhe parqet e qyteteve mbushen me fëmijë!

Me këngë, aktivitete, dhe puntori të ndyshme të karakterit humanitar u shënua dita ndërkombëtare e fëmijëve në parkun e Çairit.

Atixhe Stafa nga Qendra “Savant” thotë se qëllimi kryesor i këtij manifestimi ka qenë mbështetja e fëmijëve në Palestinë dhe në të gjithë botën, aty ku vuajnë dhe nuk i gëzojnë të drejtat elementare si e drejta për liri, e për ushqim.

“Duke njohur ndërkombëtarisht ditën ndërkombëtare të fëmijëve si 1 Qershorin edhe qendra Savant në bashkpunim me disa qendra të tjera sot vendosen që të organizojnë një event në të cilin do të mbështesin fëmijët të cilët vuajnë, të cilët nuk i gëzojnë të gjithë të drejtat siç duhet t i gëzojnë të gjithë fëmijët e botës”, tha Atixhe Stafa, aktiviste.

Fëmijët kanë shënuar ditën e tyre edhe në Tetovë ….

Por, edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë…

Dita Botërore e Fëmijëve shënohet me qëllim që të senzibilizohet opinioni për të gjitha obligimet e shoqërisë ndaj fëmijëve, si dhe problemeve më kryesore me të cilët përballen fëmijët.

Dita Botërore e Fëmijëve është shpallur më 20 nëntor 1954 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kurse 5 vite më vonë miratohet edhe Deklarata për të drejtat e fëmijëve./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share