1 Maji: Kanjoni i Matkës dhe parku i Saraji përplot me vizitorë

1 MAJI BËN BASHKË VIZITORËT E HUAJ DHE TË VENDIT

Për festen e 1 majit shumë qytetarë të vendit dhe të huaj kishin zgjedhur që të shijojnë kohën e mirë në parkun e Sarajit dhe kanjonin e Matkës, njofton KlanM.

Imeri së bashku me familjen e tij kishte ardhur nga Kosova për të kaluar fundjavën e zgjatur në Shkup dhe për të shijuar bukuritë natyrore që ofron kanjoni i Matkës.

“ Erdhëm për të parë bukuritë natyrore dhe nëse është mirë vijmë përsëri.

Është hera e parë që vini?

Po hera e parë.

Pse pikërisht e keni zgjedhur një majin për të qenë këtu?

E zgjodhëm shkaku i grave sepse e kanë përmendur shumë dhe donim të vijmë edhe ne.

E përveç Imerit, kishte edhe vizitorë tjerë nga qytete tjera të Kosovës që sot kishin zgjedhur Matkën për të vizituar, njofton KlanM

Është hera e parë, është bukur, kemi dëgjuar në Kosovë që është shumë mirë dhe erdhëm që të shohim si është, besoj që do të vijmë edhe herët tjera. (gruaja) Nuk kemi qenë ndonjëherë është hera e parë që jemi këtu në Maqedoni, na pëlqen, është vend i qetë, kemi dalë në festen e 1 majit, në këtë rast nuk kemi protestuar.

Përveç Matkës që ishte i përplot me vizitorë të huaj dhe të vendit edhe parku i Sarajit ishte njëjtë.

E për të gjetur vend parkim sot në këto vende ishte problemi kryesor pasi ishte i stërmbushur me vizitorë të cilët festen e 1 majit kishin zgjedhur të kalojnë në këto dy vende.

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share