1 Maji: Funksionarët do të marrin pagat me rritje prej 78%!

SINDIKATAT: RRETH 70% E PUNONJËSVE NË SEKTORIN PUBLIK NËN NIVELIN E PAGËS MESATARE

1 Majin e vitit 2023 punëtorët do ta rikujtojnë si ditë kur funkisonarët shtetëror do të kenë paga më të larta për 78%. Kjo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nga shumica shihet si kontraverze, percjell KlanM.

Paga më të larta do të kenë Presidenti, Kryeparlamentari dhe Kryeministri me rreth 2.260 euro, plus 0.5% të shumës për cdo vite “stazh” pune. Nga ana tjetër paga minimale këtë vit do të jetë 7 herë më e vogël nga ajo e Presidentit dhe kap vlerën e 20.175 denarëve.

Sindikatat, sic percjell KlanM, thonë se rreth 70% e të punësuarve në sektorin publik janë në nivelin e pagës minimale, rreth 80% nën pagën mesatare që është pak më shumë se 32.000 denarë.

Në listë të rritjes së pagave, sic percjell KlanM, janë edhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, nënkryetarët e Kuvendit, më pas Zv/Kryeministrat, Ministrat, Deputetët, Kryebashkiakët dhe personat tjerë të zgjedhur dhe të emëruar.

Pas reagimeve të ashpra në opinion për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria, sic njofton KlanM, paralajmëroi se është duke menduar për uljen e koeficientit për llogari, kurse më pas se do të bëhet një ligj tjetër që do t`i rregullojë pagat, por kur kjo do të ndodh, ende nuk dihet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share