“E papërgjegjshme…” – Syrija Rashidi kundërshton Ziadin Selën

Ish deputeti dhe ish drejtori i MEPSO-s nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ka kundërshtuad publikisht ish kreun e partisë së tij, Ziadin Selën, përcjell KlanM.

Sipas Rashidit, deklarata e Ziadin Selës se ASH do të garojë e vetme në zgjedhje, është e papërgjegjshme. Kjo sepse zgjedhjet janë larg dhe se ASH ka organe drejtuese që duhet të marrin vendim e askush, sipas Rashidit, nuk ka të drejtë të vendojë pika apo të japë mendim të prerë për diçka në lidhje me partinë.

“Zgjedhjet parlamentare akoma nuk duken në horizont. Gjasat janë që të jenë të rregullta, dhe atë diku nga fillimi i majit 2024.
Të japish qëndrime se si do të garojë ASH në zgjedhje prej tani, jo vetëm që është e parakohshme por është edhe e papërgjegjshme.
Partia ka organet e veta drejtuese. Ato organe në kohën dhe momentin e duhur edhe do të sjellin vendimin e duhur. Dhe kjo do të jetë ‘PIKA’. Partia është nocion më i madh. Shumë më i madh se cilido individ, sado i “madh” që të jetë dhe sado e madhe që t’i duket vetja. Individi ka të drejtë të japi mendime por jo edhe të vëndojë pika”, ka shkruar Syrija Rashidi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share