1.5 miliardë Dollarë për 60 piktura të famshme

1.5 miliardë Dollarë është çmimi rekord i shitjes në ankand që arritën së bashku 60 vepra arti nga koleksioni i Paul Allen, themeluesit të ndjerë të Microsoft.

Ankandi u organizua nga “Kristis”, drejtuesit e së cilës thanë se kjo është vlera më e lartë e arritur ndonjëherë në ankand nga shtëpia londineze e ankandeve me një traditë mbi 250-vjeçare.

Mes pikturave kishte edhe vepra të autorëve të njohur si Vinsent Van Gogu, Gustav Klimti e Eduard Staihen. Mes pikturave që arritën çmime më të larta ishin “Mali Sontë Viktuar” e Pol Seizan, mbi 137 milionë Dollarë apo ajo e Van Gogut “Pemishtja me selvi” me 117 milionë Dollarë, të paktën 3-fishi i çmimit me të cilin i ka blerë Alen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Koleksioni i gjerë i themeluesit të Microsoft që ndërroi jetë 4 vite më parë, përmban me dhjetëra vepra të tjera që datojnë deri para 500 vitesh, të cilat po ashtu do të shiten në ankand. Paratë do të shkojnë për bamirësi. Organizatorët thonë se interesi për pikturat është i lartë pasi ato konsiderohen investime të sigurta në mesin e krizës globale të shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share