Zyrtari i OKB-së: 2.2 milionë njerëz janë në rrezik nga uria në Gaza

Georgios Petropoulos, drejtori i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare në Gaza, thotë se lufta e gjatë disamujore ka lënë 2.2 milionë njerëz në rrezik nga uria në Rripin e Gazës.

“Të gjithë në Gaza kanë nevojë për ndihmë tani dhe lufta duhet të ndalet”, tha ai për Al Jazeera. “Ne mund të plotësojmë vetëm një të tretën e nevojës së popullsisë për ujë të pijshëm të pastër, transmeton Klan Kosova.

Objektet mjekësore dhe humanitare në Gaza duhet të mbrohen, shtoi ai dhe theksoi nevojën që ndihma humanitare të rrjedhë lirshëm në territorin e bllokuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share