Futbolliosti Valon Berisha do t’i bashkohet skuadrës së Melbourne Cityt në formë huazimi nga klubi i Ligue 1, Stade de Reims për sezonin 2022/2023.
Mesfushori 29-vjeçar sjell me vete një përvojë të madhe, pasi ka kaluar dy sezonet e fundit në Reims në nivelin më të lartë të Francës, pas qëndrimeve në Bundesligën e Gjermanisë me Fortuna Dusseldorf dhe Serinë A të Italisë me Lazio.
Drejtori i Futbollit të Melbourne City FC, Michael Petrillo, tha se sigurimi i një lojtari të cilësisë së Berishës ishte një arritje e madhe përpara sezonit të ri.
Klubi australian e konsideron lojtarin 29-vjeçar si një ardhje që sjell me vete përvojë të madhe, pas aventurave në Bundesliga, Serie A e Ligue 1.