Zyrtare: Valmir Nafiu përforcon ekipin “Otrant Olimpik”të Ulqinit

Lideri në ligën e dytë të Malin e Zi, klubi I futbollit “Otrant Olimpik” nga dita e sotme ka prezantuar futbollistin tetovar 29 vjeçarin Valmir Nafiu ish futbollistin e Shkëndijës, Hamburg SV, Apoel Nikozia, Skënderbeu Korçë, Renova, Shkëndija, Koshice dhe Gjilani . Valmir Nafiu në ekipin e Otrant Olimpik do të vesh fabellën me numrin 7.

Futbollisti Valmir Nafiu kontratën 18 mujore e firmosi në hapësirat e klubit dhe në praninë e drejtorit sportiv Valmir Pereziqi dhe anëtarëve tjerë. Menjëherë pasi që e firmosi kontratën me ekipin Otrant Olimpik, Valmir Nafiu ekskluzivisht për Klan Maqedoni deklaroi

“Ndihem krenar që firmosa kontratë me skuadrën ulqinake “Otrant Olimpik”. Drejtuesve të klubit dhe sidomos tifozëve ulqinak u premtoj se do të japi më të mirën time për të arritur objektivat e ekipit. Klubi i futbollit “Otrant Olimpik” do të arrij objektivat e veta”

Klubi i futbollit Otrant Olimpik sot ka firmos kontratë edhe me mbrotësin Stefan Vico ish futbollistin e Igasllos. Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e dytë Malit Zi fillon me 2 mars./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share