Zyrtare Valmir Nafiu është futbollist i lirë

Futbollisti Valmir  Nafiu nga dita e sotme zyrtarisht është futbollist i lirë. Në njoftimin e klubit të  futbollit Shkëndija  thuhet .“Sulmuesi anësorë Valmir Nafiu nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen. Klubi përmes kësaj komunikate konfirmon ndërprerjen me konsesus të kontratës me futbollistin”.

Valmir Nafiu largohet pas gati 5 sezoneve në fanellën e Shkëndijës, përjashtuar 6 muajt e fundit kur si huazim luajti te Koshice e Sllovakisë. Nafiu është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija dhe ishte pjesë e ekipit të parë në vitin 2011 kur kuqezinjtë fituan titullin e parë në histori si kampionë të vendit. Pas disa viteve karrierë ndërkombëtare, Nafiu në vitin 2018 kthehet te Shkëndija ku ishte pjesë e dy titujve tjerë (2019 dhe 2021).

Informatat e fundit thonë se Valmir Nafiu që nga  dita e sotme ka oferta nga klube vendore dhe rajoni por pa u precizua se për cilat klube bëhet  fjalë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share