Zyrtare: Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i LSDM-së për president

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit për president të Maqedonisë së Veriut.

Këtë vendim e solli Kongresi i LSDM-së, i cili është mbajtur sot në Shkup.

Kujtojmë se Pendarovski do të garojë për mandatin e dytë.

Sot gjatë ditës, zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, tha se pret që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të konfirmohet mandati i dytë i presidentit aktual Stevo Pendarovski. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share