Zyrtare: Shpëtim Duro prezantohet si trajner i ri i Struga Trim & Lum

Rikthehet Meriton Gega në postin ndihmëstrajnerit 

Nga dita e sotme edhe zyrtarisht trajner i ri i ekipit të Struga Trim Lum është tekniku 63 bvjeçar nga Shqipëria, Shpëtim Duro. Ai zyrtarisht ka zhvilluara edhe sencën e parë stërvitore me ekipin strugan. Drejtori sportiv Besar Isaku pas prezantimit të trajnerit të ri tha: ”E prezantuam me ambientet, infrastrukturën, lojtarët, stafin teknik dhe kryesinë e klubit, duke u munduar t’ja bëjmë sa më të lehtë fillimin me misionin e tij të ri”.

Trajneri Shpëtim Duro është shprehur i kënaqur me potencialin njerëzor dhe sportiv të klubit dhe ka premtuar se do të punojnë për të ruajtur pozitën aktuale në tabelën e klasifikimit .

Trajner 63 vjeçar i cili deri më tani ka drejtuar disa ekipe në Superligën shqiptare si Partizanin e Tiranës, Besën e Kavajës, Vllazninë e Shkodrës, Skënderbeun e Korçës, Flamurtarin e Vlorës, Kukësin, Laçin dhe Egnatian, gjithashti ka qenë edhe trajner në Drtën e Gjilanit. Duro  dy  here ishte edhe  trajner i Shkëndijës së Tetovës

Bashkëpunimi me të është kontraktuar deri në fund të sezonit 2023-2024.

Në bankinën e stafit teknik si asistent i prof. Shpëtim Duros do të rikthehet trajneri Meriton Gega.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share