Futbollisti Mevlan Murati i cili me përfundimin e kampionatit 2022/2023, me marrëveshje të dy anëshme u ndajtë nga ekipi kuqezi ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist profesional,. Edhe pse fillimisht u përfiol se ai do të vazhdon në ekipin e Voska Sport e Ohrit, megjithate ndodhi që nga dita e sotme zyrtrisht bëhet pjesë e Rabotniçkit të Shkupit, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë dy vjeçare. Lajmin ekskluzivisht për KlanMacedonia.mk, e deklaroi vet futbollisti Mevlan Murati.
“Nga sot vendosa te jem lojtar i Rabotniçkit ku do vazhdoj karrierën time si futbollist professional për 2 vitet e ardhshme ku besoj se do të ndodhin shumë gjera të mira në të ardhmen. Unë premtoj se do të japi më të mirën nga vetja ime që të arrijmëqëllimet e klubit” deklaroi Mevlan Murati
Mevlan Murati gjatë karrierrës së tij ka të fituara 5 tituj me Shkëndijën, edhe atë 3 tituj kampion, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit. Murati në ekipin kuqezi ka të zhvilluara mbi 200 ndeshje zyrtare, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij në formë huazimi ka luajtur me FC Shkupin dhe Renovën, ndërsa gjithashtu qenë edhe pjesë e Partizanit në Superligën shqiptare./KLanMacedonia/