Juventusi ka arritur marrëveshje të plotë me Memphis Depay për një transferim të këtij të fundit në Itali.
Sipas asaj që raporton Matteo Moretto, çështja tashmë duket e kryer dhe kanë mbetur vetëm disa formalitete derisa të hidhet “e zeza mbi të bardhë”.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare dhe do të përfitojë hiç më pak se 7 milionë euro në vit.
Tashmë ka mbetur vetëm dakordimi në mes të klube, e që diçka e tillë nuk pritet të jetë ndonjë problem, kur dihet se edhe katalunasve iu konvenon një marrëveshje e tillë, për shkak të situates në të cilën ndodhen.