Zyrtare: Kire Ristevski bëhet lojtar i Struga Trim Lum

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll Struga Trim Lum në kuadër të ndeshjeve europiane dhe kamionatin eri 12024/2025, vazhdon përgatitjete sipas plan programit të hartura nga trajneri Qatip Osmani. Drejtuesit e klubit vazhdojnë të konsulidojnë radhët e veta me futbollist cilësorë, kështuqë së fundit kanë angazhuar qendër mbrojtësin Kire Ristevski.

Bëhet fjalë për një futbollistë me një bagazh të madh pas vetes, që numëron mbi 350 ndeshje zyrtare dhe plotë 60 paraqitje me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën kishte debutuar 10 vite më parë.

Ristevski luan në qendër të mbrojtjes, ndërsa eksperienca e tij pa dyshim se do të shtojë konkurrencën në këtë vijë, e që realisht është shumë e madhe te skuadra strugane.

Ristevski së fundmi ishte pjesë e skuadrës qipriote të Ethnikos, ku regjistroi plotë 31 paraqitje, 3 gola dhe 2 asistime.

Si profesionist kishte nisur të luaj me Pelisterin, skuadrën nga vendlindja e tij, derisa në Maqedoni kishte luajtur edhe me Rabotniçkin.

I njëjti kishte provuar të luaj edhe në Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Hungari, aty ku edhe kishte kaluar momentet më të mira të karrierës, si pjesë e dy skuadrave të njohura, Vashash dhe Ujpesht.

Me Kire Ristevskin drejtuesit e Struga Trim Lum kanë firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti me fanellën e Struga Trim Lum u prezantua në shoqërim të Zv.Presidentit, Lum Qyra.

Struga Trim Lum në këtë afat kalimtar ka angazhuar Arbi Vosha, Bojan Ilievski, Stefan Jeftovskin, Takahara dhe portierin boshnjak Filip Dujmoviq./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share