Real Madrid ka kompletuar huazimin e portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga nga Chelsea për një sezon.
Ka qenë klubi spanjoll që ka zyrtarizuar afrimin e portierit spanjoll me një huazim të thjeshtë një vjeçar ku ka paguar një milionë euro te Chelsea.
Kësisoj portieri spanjoll largohet nga londinezët pas pesë viteve qëndrim në Stamford Birdges.
“Real Madrid dhe Chelsea kanë rënë dakord për huazimin e portierit Kepa Arrizabalaga, i cili është i lidhur me klubin këtë sezon, deri më 30 qershor 2024”.
“Në pesë sezonet e tij në Chelsea ai ka fituar një Ligë të Kampionëve, një Kupën e Botës për klube, një Superkupë Evropiane dhe një Ligë të Evropës”.
“Këtë vit ai ka marrë çmimin për pritjen më të mirë në Ligën Premier për sezonin 2022-2023. Kepa është ndërkombëtar me skuadrën spanjolle, me të cilën është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023”.
“Me Spanjën ka fituar edhe Kampionatin Evropian U19 në vitin 2012. Nesër, e martë, 15 gusht, ora 13:30 në Madrid do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Kepës si lojtar i ri i Real Madridit. Më pas Kepa do të dalë para mediave”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.