Klubi i futbollit Shkëndija pjesën pranvverore të kampionatit 2023/2024, do të nis me trajner të ri. Nga dita e sotme edhe zyrtarisht Jeton Beqiri do të jetë trajner përgjegjës i skuadrës kuqezi me të cilion klub ka firmos kontratë 18 mujore.
Jeton Beqiri si trajner përgjegjës do të zëvendësoj Ardian Nuhiun i cili u largua pas përfundimit të pjesës vjeshtore, ai dhe rikthehet te Shkëndija për të udhëhequr skuadrën kuqezi për herë të parë si shef i stafit teknik, pasi në të kaluarën ka qenë ndihmës trajner si dhe në dy raste ushtrues detyre.
“Të jesh trajner i Shkëndijës është privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe, por në të njejtën kohë është edhe përgjegjësi dhe një sfidë e imja personale. Për këtë pjesë dua të falenderoj kryesinë e klubit dhe pronarët për besimin e dhënë, duke shpresuar që në fund edhe rezultatet të na japin të drejtë dhe të realizojmë objektivat”, deklaroi Jeton Beqiri pasi firmosi me kuqezinjtë.
Jeton Beqiri së fundmi punoi në Arabinë Saudite si menaxher. Ai në Arabi ai u transferua pasi udhëhoqi Bylisin drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. Paraprakisht ishte trajner i parë te Struga dhe Renova, Gostivari e Drita, derisa si ndihmës trajner ka punuar edhe te Flamurtari i Vlorës. /KlanMacedonia/