Ashtu siç edhe pritej, Gianni Infantino është rizgjedhur president i FIFA-s. Në Kongresin e FIFA-s në Kigali të Ruandës, Infantino ka fituar edhe një mandat në krye të shtëpisë botërore të futbollit.
Votimi u bë me aklamacion, ndërsa besimin për një mandat deri në vitin 2027, delegatët ia dhanë me duartrokitje.
52-vjeçari nuk kishte asnjë kundërkandidat.
Infantino gëzon mbështetjen e shumicës dërrmuese të 211 federatave.
Infantino në krye të FIFA-s është prej vitit 2016.