Futbollisti 28 vjeçar Fatjon Jusufi nga dita e djeshme edhe zyrtarisht ka firmosur akord 6 mujor me klubin e futbollit Voska Sport nga Ohri. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të klubit.
“Fatjon Jusufi është emri më i ri që i bashkohet familjes së F.C Voska Sport. Edicionin e kaluar i njëjti iste shpallur kampion me Struga Trim Lum, ndërsa 6 muajt e fundit luajti me fanellën e Gostivarit. Eksperienca e tij në elitën e futbollit vendor, ku numëron plotë 200 ndeshje, pritet të shtojë konkurrencën në skuadrën tonë, që thuajse ka formuar boshtin e skuadrës për pjesën pranverore, edhe pse deri në fund të merkatos nuk përjashtohet edhe ndonjë emër shtesë. Jusufi pjesën më të madhe të karrierës në futbollin vendor e ka kaluar te Renova, ndërsa i njëjti kishte provuar veten edhe te FC Shkupi. Gjithashtu kishte luajtur edhe jashtë vendit, duke patur dy aventura të shkurtëra në Shqipëri me Partizanin e Tiranës dhe në Armeni me skuadrën e Shirak Gyumri”, thuhet në njoftimin e KF Voska Sport të publikuar në Fejsbuk.
Futbollisti i ri i ekipi Fatjon Jusufi është prezentauar në hapësirat e klubit, nga ana e drejtorit sportive Skender Jonuzi i cili i ka dëshiruar mirëseardhje futbollistit të ri në familjen e Voska Sport.
Klubi i Futbollit Voska Sport me përgatitje për sezonin pranveror ka filluar nga data 11 janar dhe informatat e fundit flasin se një pjesë të përgatitjeve kryesore do t’i zhvillojnë jashtë vendit./KlanMacedonia