Skuadra londineze e Chelsea e ka konfirmuar zyrtarisht se ka transferuar Enzo Fernandezi nga Benfica. Angazhimi i mesfushorit argjentinas Fernandezi bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier, rekord ky që mbahej nga Jack Grealish i Manchester Cityt (nga Aston Villa për 117 milionë euro).
Chelsea ka paguar 121 milionë euro për afrimin e fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën, në një kontrata deri në vitin 2031.
Këtë shifër skuadra e Chelsea do ta paguajnë në gjashtë këste, ndërsa i pari do të jetë 45 milionë euro, ndërsa të tjerët mbi 15 milionë euro.
Afro 40 milionë euro kanë shkuar në llogarinë e River Plates që kishte në klauzlolë të përshirë shitjen e radhës së lojtarit, e pjesa tjetër shkon te Benfica.