Zyrtare: Edin Dzeko bëhet lojtar i Fenerbahçes

Gjiganti turk Fenerbahçe ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko, i cili kalon në Turqi pas skadimit të kontratës së tij me Interin.

Agjentët e Dzekos kishin folur me gjigantët turq në Stamboll pak para finales së Ligës së Kampionëve, por sulmuesi më pas priste ofertën e për rinovimin e kontratës me “Nerazzurrët”. Por kjo nuk erdhi dhe pavarësisht disa pengesave fillestare, marrëveshja tashmë është nënshkruar nga Fener.

Klubi ka konfirmuar se sulmuesi arrin në klub si transferim i lirë dhe do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore dhe detajeve përfundimtare të kontratës.

Xheko iu bashkua Interit për një çmim shumë të ulët nga Roma dy vite më parë, duke fituar dy herë Kupën e Italisë dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Dzeko largohet nga Interi me parametra zero pasi i përfundoi kontrata.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share